Fjala e Rektorit
Zonja dhe Zotërinj, studente dhe studentë të nderuar!
Rrjedha kryesore e përparimit të përhershëm njerëzor paraqet mënyrën e jetesës në kushte dhe në rrethana të konkurrencës permanente në tregun e dijes. Zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë po rezulton me ndryshime dinamike për rrethinën afariste të njeriut.Cilësia e procesit të studimeve, aplikimi i diturive dhe i shkathtësive të arritura, si dhe përvoja praktike jetësore, janë bërë zë i kohës për arritjen e suksesit në punësim dhe në avancimin e karrierës vetjake.
Kuadrot profesionale-shkencore janë bërë monopol i lëvizjes me leje të udhëtimit global. Ata e posedojnë çelësin... më shumë
Lajme dhe ngjarje
-
Përfunduan aktivitetet sportive në Kolegjin VICTORY
më shumëSot më datën 23.12.2012 përfunduan aktivitetet në kuadër të Javës së Aktiviteteve në Kolegjin VICTORY me lojërat që u zhvilluan në Ping Pong, Shah dhe Bowling.
-
Java e Aktiviteteve Sportive në Kolegjin Victory
Sot me datën 20.12.2011, filloi java e aktiviteteve sportive në Kolegjin Victory i cili është i organizuar nga Departamenti i Aktiviteteve.
më shumë -
Vizitë një javore në Stamboll të Turqis
Me inicitavën e Departamentit të Aktiviteteve dhe iniciativën e studentëve të Kolegjit VICTORY është organizuar udhëtimi për në Stamboll të Turqisë. Studentë pjesmarrës kanë qenë nga Programi i Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë (Bachellor & Master) dhe Programi i Tregtisë Afariste (Bachellor).
më shumë -
Në organizim të Kolegjit Universitar Victory, Dr.Vasilka Sancin mban ligjeratën "Përgjegjësia për të mbrojtur - në teori dhe praktikë"
Të premten, me datë 04 nëntor 2011, në orën 17:00,
Në organizim të Kolegjit Universitar “Victory” në Prishtinë, këshilltarja në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Dr.Vasilka Sancin do të mbajë ligjëratën me temën "Përgjegjësia për të mbrojtur - në teori dhe praktikë”.
më shumë -
A lecture by Prof.Ass.Dr. Vasilka Sancin
On Friday, November 4th, at 5:00 pm,
Organised by "Victory" University College in Prishtina, Vasilka Sancin - Advisor in Ministry of Foreign Affairs in Slovenia, lectures on "Responsibility to Protect in Theory and Practice" for our College Professors and Students.
më shumë -
Filloi i Vitit Akademik 2011/12
Në Kolegjin Universitar VICTORY, të hënën më 17 tetor 2011 fillojë viti i ri akademik.
Me këtë rast, Kolegji Universitar VICTORY, ju uron filmimin e vitit të ri akademik të gjithë juve që për herë të parë do të filloni studimet si dhe të gjithë studentëve që vijojnë në institucionin tonë.
Duke ju dëshiruar mirëseardhje, ju dëshirojmë para së gjithash shëndet dhe suksese në mësime!
më shumë -
Vizitë Profesionale e Studentëve të Programit Juridik në Kuvendin e Republikes së Kosovës
Studentët e Programit Juridik (viti i I.) pranë Kolegjit Universitar Victory, së bashku me pedagogët e tyre: Prof. Dr. Habib Hashani, Mr.sc. Islam Qerimi, kand. PhD, si dhe Mr.sc. Vjollca Salihu më datën 10 qershor 2011, në vazhdën e aktiviteteve të tyre profesionale për të ndërlidhur teorinë me praktiken nga lëndët: Teoria dhe Praktika parlamentare si dhe Bazat e sistemit të judikaturës, e kanë realizuar një vizitë pune në Kuvendin e Republikes së Kosovës. Ata me këtë rast u pritën nga Musli Krasniqi shef për marrëdhënie me publikun. Z. Krasniqi me këtë rast u mbajti studentëve një ligjeratë në lidhje me përbërjen, funksionimin si dhe kompetencat e Kuvendit. Në vazhdim të kësaj ligjërate studentët u interesuan edhe për mënyren e votimit në Kuvend, si dhe për proceduren e hyrjes në fuqi të ligjeve.
më shumë -
U promovua libri "Medline Ollbrajt Misionarja e Kosovës" nga autorja Fatbaradha Lauka
U promovua libri ”Medline Ollbrajt Misionarja e Kosovës” nga autorja Fatbaradha Lauka. Botim i mundësuar nga Instituti Shqiptarë i Studimeve Politike. Kolegji Universitar Victory mundësoj promovimin e këtij libri ne ambientet e Hotelit Victory.
më shumë -
Mehmet Prishtina Mbrojti me Sukses Temën e Magjistraturës me Titull "PROTOKOLLI - FUQIA E BUTË E SHTETIT"
Të premten me 03.06.2011 në Kolegjin Victory kandidati Mehmet Prishtina para Komisionit për vlerësimin dhe mbrojtjen e tezës së magjistraturës, në përbërje: Prof.dr. Nasi Mitrorojorgji – mentor, Prof.dr. Martin Berishaj – kryetar dhe Prof. Dr Paskal Milo – anëtar, e mbrojti me sukses temën e magjistraturës me titull PROTOKOLLI - FUQIA E BUTË E SHTETIT, nga te cilet u vlerësua me notë maksimale.
më shumë -
U mbajt Finala e Turneut Tradicional KUPA VICTORY
Me datën 19. 05. 2011 në ora 15:00 është zhvilluar finalja nën prezencën e Besnik F. Hoti Drejtor i Aktiviteteve të Kolegjit Universitar “VICTORY” dhe Presidentit të Qeverisë Studentore.
më shumë



