logo logo

 

Historiku dhe misioni


Kolegji Universitar “Victory” është themeluar si institucion privat i arsimit të lartë në Kosovë dhe ka operuar me licencë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Ndërsa, nga 24.07.2009, Kolegji Universitar “Victory” është akredituar nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kolegji Universitar “Victory” është institucion privat i arsimit të lartë dhe është themeluar më 2005.

Qëllimi i tij ishte të sjellë jo vetëm risi kualitative, por edhe programe funksionale arsimore, duke u bazuar në planprogramin e Departamentit të Tregtisë Ndërkombëtare të Fakultetit të Ekonomisë Afariste të Universitetit “Libertas” të Zagrebit, si dhe të Fakultetit të Politikës Ndërkombëtare dhe të Diplomacisë të Universitetit Publik të Zagrebit.

 

Misioni i Kolegjit “Victory”

 

Misioni i Kolegji Universitar “Victory” është ngritja e nivelit të  profesionalizimit në fushat deficitare në tregun e dijes. Aktiviteti ynë thelbësor është ofrimi i studimeve cilësore parauniversitare dhe pasuniversitare.

Kolegji Universitar “Victory” është i dedikuar për ngritjen intelektuale, kreative dhe për zhvillim individual të studentëve.

 

Misioni përfshin:


  • ofrimin e mundësive të mira për arsim cilësor të studentëve,
  • zhvillimin e aftësive të mendimit analitik, sintetik dhe kritik të studentëve,
  • përvetësimin e njohurive dhe të aftësive që kanë të bëjnë me një fushë të caktuar studimi,
  • përvetësimin e metodave bazë të kërkimit, duke përfshirë edhe aftësinë për të përcaktuar, për të       vlerësuar dhe për të sintetizuar informacione dhe të dhëna,
  • forcimin e vlerave të integritetit, të objektivitetit dhe të të kuptuarit të njeriut, 
  • vlerësimin për mendimin dhe për punën krijuese të kulturës, 
  • të kuptuarit dhe të propozuarit e zgjidhjeve të problemeve kombëtare e ndërkombëtare dhe arritja e një perspektive globale,
  • zhvillimin e marrëdhënieve të shëndosha ndërpersonale dhe sociale.

Resurse për studentë

icon icon icon

 

icon

Orari i Ligjeratave

Orari i provimeve Afati i Shkurtit 2012


Ekonomi Biznesi

Politikë Ndër. Diplomaci

Juridik

 

Orari i ligjëratave

Programi Ekonomi Biznesi

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

 

Programi Pol. Ndër. Diplo.

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

 

Programi Juridik

Semestri IV

Kalendari Akademik

Shkarko Kalendarin

icon

Rrjeti Social

icon icon icon

Hapsirë Reklamuese