Fjala e Rektorit
Zonja dhe Zotërinj, studente dhe studentë të nderuar!
Rrjedha kryesore e përparimit të përhershëm njerëzor paraqet mënyrën e jetesës në kushte dhe në rrethana të konkurrencës permanente në tregun e dijes. Zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë po rezulton me ndryshime dinamike për rrethinën afariste të njeriut.Cilësia e procesit të studimeve, aplikimi i diturive dhe i shkathtësive të arritura, si dhe përvoja praktike jetësore, janë bërë zë i kohës për arritjen e suksesit në punësim dhe në avancimin e karrierës vetjake.
Kuadrot profesionale-shkencore janë bërë monopol i lëvizjes me leje të udhëtimit global. Ata e posedojnë çelësin deri te konkurrenca, aftësi kjo e cila është bërë pasuria më e rrallë natyrore. Menaxherët dhe politikanët duhet të mësohen se si t’u drejtohen njerëzve të cilët e kanë lirinë të dinë, të shkojnë, të bëjnë dhe të jenë.Studimet në Kolegjin “Victory” janë të bazuara në planprogramet mësimore të fakulteteve përkatëse të Universitetit të Zagrebit, me të cilët edhe kemi nënshkruar Marrëveshjen e Franshizës.
- Në Fakultetin e Ekonomisë së Biznesit – Tregtia e Jashtme, përgatiten kuadrot për afarizëm në tregtinë e jashtme, në financa, në banka dhe sigurime. E veçanta e këtyre studimeve është aftësimi i kuadrove për afarizëm në tregjet ndërkombëtare financiare – broker, të cilat kuadro do të punojnë në bursa. Këto kuadro, në tregun kosovar të dijes, janë deficitare.
- Kurse, në Fakultetin e Politikës Ndërkombëtare dhe të Diplomacisë, përgatiten kuadrot profesionale-shkencore, që do të aftësohen t’i implementojnë politikat ekonomike, të domosdoshme për fillimin e reformave shoqëroro-ekonomike në Kosovë, të cilat do ta përcaktojnë fillimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit. Këto janë kuadrot e para profesionale, të cilat do të përgatiten për punë diplomatike dhe konsullore. Këto kuadro, gjithashtu, janë deficitare në tregun e dijes në Kosovë.
Paralelisht me trendin global, ne ofrojmë edhe drejtimin Juridik – Marrëdhënie Ndërkombëtare, drejtim ky deficitar dhe më se i nevojshëm për zhvillimin e kuadrove në botën shqiptare, në relacion më atë ndërkombëtare.Kolegji “Victory”, në kuadër të këtyre fakulteteve, organizon edhe tri drejtime të studimeve master.
Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe deri më tani janë përkthyer 80 tituj librash, të cilat paraqesin literaturën bazë të lëndëve studimore. Profesorët janë vendës dhe ndërkombëtarë, emra të njohur të këtyre fushave të studimeve.Në emër të Kolegjit dhe në emrin tim, ju garantojmë studime cilësore!
Mirë se vini!
SINQERISHT,
Prof. ass. dr. Bedri Selmani



