Studentët e ardhshëm
Studimet bachelor
Aplikimi dhe regjistrimi
Kandidatët që shprehin interesim për të vijuar studimet universitare në Kolegjin Universitar “Victory”, në programin e studimeve të zgjedhur prej tij, mund ta bëjnë këtë online, nëpërmjet adresës : për nivelin bachelor (BA), në linkun http://www.kolegjivictory.com/administrata/apliko-tani/apliko-bachelor. Kolegji, në bazë të mundësive si dhe të kërkesave të shprehura në aplikimet që merr, planifikon programet dhe numrin e studentëve për programet e studimit bachelor (BA).
Aplikimi bëhet nëpërmjet plotësimit të formularit të aplikimit:
- në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke vizituar Kolegjin Universitar “Victory”;
- nëpërmjet internetit, online, na vizitoni në adresën: www.kolegjivictory.com;
- për informata shtesë, na shkruani në: info@kolegjivictory.com.
Rregullat dhe procedurat e pranimit
Kolegji Universitar “Victory” përcakton kriteret e pranimit për secilin program studimi dhe i publikon ato në kohë të përshtatshme. Për të ndjekur studimet në Kolegjin Universitar “Victory”, kandidatët duhet:
- të vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e një shkolle të mesme; ose
- të vërtetojnë me dokument zyrtar transferimin nga një institucion i arsimit të lartë;
- të pranojnë të paguajnë tarifën e studimeve.
Aplikantët duhet të plotësojnë, gjithashtu, dosjen e studentit në Zyrën e Shërbimeve Akademike. Dosja përmban:
- formularin e aplikimit – të plotësuar;
- fotokopjen e dokumentit zyrtar të mbarimit të shkollës së mesme (dëftesën) dhe pasqyrën e rezultateve përkatëse kur dëftesa dhe lista e notave lëshohen veçmas;
- fotokopjen e dokumentit të identifikimit;
- dy fotografi (formati 4x6);
- dokumentin që vërteton pagesën e tarifës së aplikimit.
Kushtet dhe kriteret për regjistrim të studentëve të rregullt dhe të atyre me korrespondencë
1. Të drejtë regjistrimi në Kolegj kanë të gjithë maturantët që kanë kryer arsimin e mesëm katërvjeçar (të nostrikifikuar)*, ose ekuivalentin e tij, dhe që kanë kaluar maturën shtetërore, si dhe kandidatët e gjimnazeve që kanë kaluar maturën shkollore dhe kandidatët nga shkollat e mesme profesionale që kanë dhënë provimin shtetëror.
2. Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm katërvjeçar, ose ekuivalentin e tij, jashtë Republikës së Kosovës, kanë të drejtë të regjistrohen, bazuar në suksesin e shkollës së mesme, me kusht që dokumentin ta nostrifikojnë ndërkohë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.
3. Vlerësimi i suksesit nga shkolla e mesme dhe matura shtetërore, si dhe matura shkollore për nxënësit në gjimnazet e përgjithshme, apo vlerësimi i provimit përfundimtar për ata që kanë kryer shkollat profesionale (për kandidatët në afatin e dytë të pranimit), shprehet me anë të pikëve. Në bazë të pikëve do bëhet edhe radhitja e kandidatëve.
4. Kandidatët regjistrohen si studentë të rregullt apo me korrespondencë, me financim të studimeve.
5. Përparësi, gjatë pranimit të studentëve me korrespondencë, do kenë kandidatët që kanë status të të punësuarit dhe që kanë sukses më të lartë nga shkollimi i mesëm. Të punësuarit duhet të dokumentojnë statusin e tyre.
* Kandidatët që kanë diplomuar në shkollat e mesme jashtë Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Arsim të Lartë, janë të obliguar të bëjnë nostrifikimin e diplomës në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës. Shërbimet e Kolegjit Universitar “Victory” do t’u ndihmojnë atyre në këtë çështje. Për përgjigje eventuale negative, apo për mosdhënie të përgjigjes, kandidatit do t’i ndërpriten studimet pa asnjë obligim nga KUV.



