Studentët e ardhshëm
Programet
Kolegji Universitar “Victory” ofron këto drejtime të studimeve në bachelor dhe master.
- Ekonomi Biznesi – Tregti e Jashtme
- Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci
- Juridik
Këto tri drejtime janë ndërdisiplinare, me qëllim që studentët të marrin njohuri bazike nga shumë disiplina akademike, që i kërkon tregu i sotëm dhe i nesërm i dijes dhe i punës. Në të njëjtën kohë, ata aftësohen se si t’u gjejnë përgjigje sfidave të konkurrencës kualitative, duke qenë mendjehapur, vlerësues realë, kritikë të proceseve ekonomike, politike dhe juridike ndërkombëtare, duke ofruar zgjidhje të duhura për avancimin e këtyre proceseve.



