logo logo

 

Studentët e ardhshëm

 

Pse të studiojmë në Kolegjin Universitar “Victory”

 

1. Çfarë programesh ofron Kolegji Universitar “Victory”?

Kolegji Universitar “Victory” ofron studime në nivelin bachelor dhe master. Programet që ofrohen në bachelor (BA) janë: Ekonomi Biznesi – Tregti e Jashtme, Politikë Ndërkombëtare – Diplomaci, Juridik; ndërsa, në master (MA) janë programet: Politikë Ndërkombëtare – Diplomaci, Menaxhmenti i Biznesit Ndërkombëtar. Mungesa e kuadrove në fushat e tilla ngërthen realitetin social-ekonomik, të implikuar në situatën e ngecjeve të zhvillimeve ekonomike e politike.

 

2. Kush janë mësimdhënësit në Kolegjin Universitar “Victory”?

Kolegji Universitar “Victory” është përkujdesur që në gjirin e vet të ketë profesorët më eminentë nga Kosova, nga Shqipëria, nga Kroacia, nga Sllovenia, nga Maqedonia, nga Austria, nga Gjermania, nga Franca, nga Italia, nga Kanadaja dhe nga SHBA-ja. Këto kuadro përkujdesen që studentët e Kolegjit Universitar “Victory” të jenë në hap me zhvillimit globale shkencore.

 

3. Cilat janë format e studimeve në Kolegjin Universitar “Victory”?

Studimet e rregullta

Student i rregullt është studenti që është regjistruar i rregullt për të ndjekur programet e studimeve në Kolegjin Universitar “Victory”. Standardi “student i rregullt” nënkupton periudhën që është në përputhje me kohëzgjatjen e studimeve të përcaktuar në bazë të kurrikulit. Të drejtat dhe detyrat e studentëve të rregullt janë të bazuara në rregulloret dhe në aktet e tjera nënligjore të Kolegjit Universitar “Victory”. Studenti i rregullt është i obliguar të vijojë me rregull ligjëratat që organizohen në formë të ligjëratave të vazhdueshme, për çdo ditë.

Studimet me korrespondencë

Student me korrespondencë është studenti që është regjistruar për të ndjekur me korrespondencë programet e studimeve në Kolegjin Universitar “Victory”. Të drejtat dhe detyrat e studentëve me korrespodencë janë të bazuara në rregulloret dhe në aktet e tjera nënligjore të Kolegjit Universitar “Victory”. Studenti me korrespodencë është i obliguar të vijojë ligjëratat ashtu si janë paraparë me Statut, dhe kjo nënkupton faktin se studenti me korrespondencë duhet të jetë pjesërisht i pranishëm në mbarëvajtjen e procesit të rregullt mësimor.

Studimet në distancë

Kolegji Universitar “Victory” është i vetmi kolegj në rajon që ofron studime në distancë. “Studimet në distancë” është një fushë e arsimit që fokusohet në metodat e mësimdhënies dhe të teknologjisë për studentët që nuk janë fizikisht të pranishëm në një mjedis arsimor, siç janë klasat, për shembull. Studenti pajiset me të gjitha ligjëratat e mbajtura në Kolegjin Universitar “Victory” nëpërmjet portalit elektronik të kolegjit.

 

4. Si funksionon shërbimi elektronik në Kolegjin Universitar “Victory”?

Për të qenë në hap me zhvillimet e fundit teknologjike, Kolegji Universitar “Victory” ka bërë investime për studentët e vet, në mënyrë që ata të kenë shërbime online të nivelit më të lartë. Ashtu sikurse universitetet e tjera në botë, edhe ne kemi filluar të aplikojmë këtë lloj shërbimi, të shpejtë dhe shumë profesional për studentët dhe për profesorët tanë. Shërbimi elektronik na jep mundësi për të rritur efikasitetin e punës dhe për të qenë afër studentit 24 orë. Këto shërbime ofrohen nëpërmjet:

Webmail

Nëpërmjet webmail-it, studentët dhe profesorët mund të qasen në e-mail-in e tyre zyrtar, kudo që ndodhen. Vetëm duhet të kenë qasje ne internet dhe të kenë username dhe pasword. Klikoni këtu për t’u lidhur me webmail.

 

e-learning

Kolegji Universitar “Victory”, për të gjithë studentët e vet, plason online të gjitha ligjëratat e mbajtura në mënyrë verbale dhe ligjëratat e shkruara. Kjo nënkupton që studenti, pavarësisht se ku ndodhet, në Kolegj apo jashtë tij, mund t’i qaset ligjëratave online. Klikoni këtu për t’u lidhur me e-learning.

 

e-university

Nëpërmjet këtij sistemi, studentët tanë mund t’i qasen të gjitha informatave rreth studimeve të tyre gjatë mbarëvajtjes së procesit të studimeve. Nëpërmjet softwari-t e-learning, të cilin e posedon Kolegji “Victory”, studentët mund të bëjnë paraqitjen e provimeve dhe njëkohësisht të marrin edhe rezultatet e tyre nëpërmjet këtij sistemi, pa qenë e nevojshme të jenë të pranishëm në Kolegj. Klikoni këtu për t’u lidhur me e-university.

 

5. Sa është përmbushur kriteri i punësimit për studentët e Kolegjit Universitar “Victory”?

Pas përfundimit të studimeve në Kolegjin Universitar “Victory”, studentëve u është hapur mundësia për punësim. Sipas statistikave, 86% të studentëve tanë janë punësuar në Qeverinë e Kosovës (Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme), si dhe nëpër kompani private në mbarë Kosovën.

 

6. A mund ta vazhdoj një semestër në ndonjë universitet tjetër?

Kolegji Universitar “Victory” ofron mundësi për shkëmbim të studentëve jashtë shtetit për një semestër, me universitetet me të cilat ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi. Ne posedojmë programe dhe franshiza me universitete të ndryshme botërore, ku ua mundësojmë studentëve tanë shkëmbimin e semestrave në ato universitete. Njëkohësisht, ua mundësojmë edhe studentëve ndërkombëtarë të kryejnë një semestër në Kolegjin Universitar “Victory”.

 

7. Me çfarë literature mundem të shërbehem në Kolegjin Universitar “Victory”?

Kolegji Universitar “Victory”, për programet e veta ofron literaturën bazë që posedon. Literatura është bashkëkohore. Këtu veçojmë përkthimin e 100 librave universitarë, që Kolegji Universitar “Victory” i jep falas për studentët e vet. Studenti, në Kolegjin Universitar “Victory”, ka vetëm një obligim: mësimin. Ne i ofrojmë studentit tonë pa pagesë literaturën e fundit të trendit global.

 

8. Çfarë janë kushtet e pagesës së studimeve në Kolegjin Universitar “Victory”?

Kushtet e pagesës së studimeve në Kolegj janë me 12 këste mujore, me 0% interes. Duke pasur parasysh kushtet e rënda, të cilat ekzistojnë në vendin tonë, Kolegji “Victory” ua ka mundësuar të gjithë studentëve mënyrën më të volitshme të pagesës në vend. Pagesa mund të bëhet nëpërmjet xhirollogarisë:

Raiffeisen Bank
1501001007628754

 

10. Si mund t’i paraqes provimet në Kolegjin Universitar “Victory”?

Studenti në Kolegjin tonë nuk ka nevojë të preokupohet me pagesën e paraqitjes së provimeve, pasi ne i ofrojmë falas ato shërbime. Regjistrimi i vitit, paraqitja e provimeve, përsëritja e provimeve, paraqitja e diplomës – janë shërbime që ofrohen online dhe janë falas. Për më shumë, kliko në Shërbimet akademike.

 

11. Si zhvillohet jeta studentore në kolegjin Universitar “Victory”?

Departamenti i Aktiviteteve të Studentëve i Kolegjit Universitar “Victory” pasuron zhvillimin intelektual, etik dhe social të studentëve tanë, duke i angazhuar ata në Unionin e Studentëve, në klube të ndryshme, si dhe në aktivitete të tjera që zhvillohen në hapësirën e Kolegjit Universitar “Victory”. Njëherazi, jemi të përkushtuar të ofrojmë programe të shkëlqyeshme dhe shërbime që nxisin vetëqeverisjen e studentëve, respektin për shumëllojshmëri në organizimet e ndryshme, përgjegjësinë qytetare dhe jetën e organizuar gjatë të mësuarit.

Kolegji Universitar “Victory” ofron një qasje gjithëpërfshirëse, unike, dhe në hap me kohën, për zhvillimin e lidershipit të studentëve të vet. Ky qëndrim pasqyrohet në fushat e identifikuara në planin akademik të Kolegjit “Victory”. Kjo kërkon integrimin e vetë studentëve në programet akademike të Kolegjit “Victory” dhe qasjen e tyre ndaj shërbimeve të ndryshme, si dhe i përgatit studentët për t'u angazhuar, për të zhvilluar të menduarit kritik, dhe për të pasur një qasje e cila reflekton në interesat e studentëve. Studentët e Kolegjit Universitar “Victory” kanë mundësi të udhëtojnë nëpër shtete të ndryshme të rajonit dhe të botës. Njëherazi, organizojmë edhe udhëtime me karakter profesional si dhe me karakter argëtues.

 

12. Çfarë përkrahjesh financiare ofron Kolegji Universitar “Victory”?

Fondacioni “Victory”, që vepron në kuadër të Kolegjit Universitar “Victory”, për çdo vit ndan bursa për nxënësit më të dalluar të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, për studentët që janë duke vijuar mësimin, për të motivuar studimin e tyre dhe për të nxitur vijimin e rregullt, Kolegji Universitar “Victory” ndan bursa për ata që arrijnë të përfundojnë vitin akademik me notën mesatare 9.8. Deri më sot, Kolegji “Victory” ka financuar 70 studentë me bursa të plota.

 

13. Ku gjendet Kolegji Universitar “Victory”?

Kolegji Universitar “Victory” gjendet në qendër të qytetit të Prishtinës. Është qytet i studentit dhe i mundësive të mëdha në zhvillimin e shkencës dhe të karrierës. Kolegji gjendet në “Qytezën Pejton”, afër ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, Qeverisë dhe Pallatit të Rinisë e Sporteve. Ne posedojmë një ndërtesë që i plotëson të gjitha kushtet e parapara sipas standardeve evropiane për mësimdhënie, për mësimënxënie dhe për shërbime të tjera të dijes. Gjithashtu, Kolegji ka edhe bufe moderne për studentë dhe për stafin e vet, me shërbime të ushqimit dhe të pijeve, me çmime minimale, por gjithashtu ka edhe informatorin – TV, për njoftime kontinuele të studentëve dhe ka internet wireless.

 

14. Si e zhvillojnë praktikën profesionale studentët në Kolegjin Universitar “Victory”?

Kolegji Universitar “Victory” është përkujdesur që studentët e vet ta përfundojnë praktikën profesionale, si pjesë e obligueshme e studimeve të nivelit bachelor.

Për studentët e programit Politikë Ndërkombëtare – Diplomaci është bërë marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë, të Kroacisë, të Sllovenisë, ku studentët tanë gjatë qëndrimit dyjavor do të kenë mundësi të përfitojnë shumë nga ekspertët e këtyre vendeve.

Për studentët e programit Ekonomi Biznesi – Tregti e Jashtme është bërë marrëveshje me kompani private dhe shtetërore të Kosovës, të Shqipërisë, të Kroacisë, të Sllovenisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi.

Për studentët e programit Juridik është bërë marrëveshje me laboratorët e kriminalistikës të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë.

 

15. A pranohet diploma e Kolegjit Universitar “Victory” në të gjitha vendet e botës?

Akreditimi i programeve tona ka mundësuar njohjen e diplomave të Kolegjit “Victory” jo vetëm në kornizat rajonale, por edhe në ato botërore. Shumë studentë, të cilët kanë përfunduar studimet bachelor në Kolegjin Universitar “Victory”, janë duke vazhduar studimet e tyre të nivelit master në vende të ndryshme të botës, si: në Kanada, në Australi, në Zelandë të Re, në Angli, në Gjermani, në Zvicër, në Kroaci, në Greqi, në Slloveni, në Suedi dhe në SHBA.

Resurse për studentë

icon icon icon

 

icon

Publikime

Orari i provimeve Afati i Qershorit - Bachelor 2014


Ekonomi Biznesi

Politikë Ndër. Diplomaci

 

Orari i ligjëratave

Programi Ekonomi dhe Menaxhment

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

 

Programi Pol. Ndër. Diplo.

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

Kalendari Akademik

Shkarko Kalendarin

icon

Rrjeti Social

icon icon icon

Hapsirë Reklamuese