Studentët aktual
Shërbimet elektronike
Për të qenë në hap me zhvillimet e fundit teknologjike, Kolegji Universitar “Victory” ka bërë investime për studentët e vet, në mënyrë që ata të kenë shërbime online të nivelit më të lartë. Ashtu si universitetet e tjera në botë, edhe ne kemi filluar të aplikojmë këtë lloj shërbimi, të shpejtë dhe shumë profesional, për studentët dhe për profesorët tanë. Shërbimi elektronik na jep mundësi për të rritur efikasitetin e punës dhe për të qenë afër studentit 24 orë.
Këto shërbime ofrohen nëpërmjet:
Nëpërmjet webmail-it, studentët dhe profesorët mund të qasen në e-mail-in e tyre zyrtar, kudo që ndodhen. Vetëm duhet të kenë qasje në internet dhe të kenë username dhe pasword. Klikoni këtu për t’u lidhur me webmail.
Kolegji Universitar “Victory”, për të gjithë studentët e vet, plason online të gjitha ligjëratat e mbajtura në mënyrë verbale dhe ligjëratat e shkruara. Kjo nënkupton që studenti, pavarësisht se ku ndodhet, në Kolegj apo jashtë tij, mund t’i qaset ligjëratave online. Klikoni këtu për t’u lidhur me e-learning.
Nëpërmjet këtij sistemi, studentët tanë mund t’i qasen të gjitha informatave për studimet e tyre gjatë mbarëvajtjes së procesit të studimeve. Nëpërmjet softwari-t e-learning, të cilin e posedon Kolegji Universitar “Victory”, studentët mund të bëjnë paraqitjen e provimeve dhe njëkohësisht të marrin edhe rezultatet e tyre nëpërmjet këtij sistemi, pa qenë e nevojshme të jenë të pranishëm në Kolegj. Klikoni këtu për t’u lidhur me e-university.






