SHËRBIME AKADEMIKE
Bursa
Fondacioni “Victory”, që vepron në kuadër të Kolegjit Universitar “Victory”, për çdo vit ndan bursa për nxënësit më të dalluar të shkollave të mesme në Republikën e Kosovës.
Ftojmë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, që kanë sukses të shkëlqyeshëm, të aplikojnë për bursën e Fondacionit “Victory”.
Për vitin akademik 2011-2012, Fondacioni “Victory” do të ndajë tri lloje bursash:
10 bursa “Victory” 1.300 €
10 bursa primare 650 €
10 bursa sekondare 300 €
Të gjithë kandidatët do t'i nënshtrohen testit, i cili do të mbahet më 08 shtator 2011. Në bazë të rezultateve të testit, kandidatëve do t’u ndahen bursat për studim në Kolegjin Universitar “Victory”.
Data e aplikimit fillon më 20 maj dhe zgjat deri më 01 shtator 2011.Për më shumë informata për bursa nga Fondacioni “Victory” dhe për përgatitjet e nevojshme për test, shikoni në ueb-faqen tonë, www.kolegjivictory.com, ose na vizitoni në Kolegjin Universitar “Victory”, në lagjen “Pejton”, Prishtinë.
Kushtet e aplikimit
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme,
- Kandidatët duhet të jenë të moshës 18-20 vjeç,
- Të mbushet aplikacioni online,
- Të dorëzohet një letër motivimi.
Të gjithë aplikantët për bursën e Fondacionit Victory duhet të plotësojnë disa kritere:
- Duhet të përgatitet një letër-motivim ( 300 fjalë minimum),
Varësisht nga programi i studimeve është i përgatitur edhe testi, sipas të cilit studentët duhen ti nënshtrohen lëndëve përkatëse:
Programi: Ekonomi Biznesi-Tregti e Jashtme
- Gjuhë Angleze
- Matematikë
Programi: Politikë Ndërkombëtare – Diplomaci
- Edukatë Qytetare
- Gjuhë Angleze
- Gjuhë Shqipe
Programi: Juridik
- Edukatë Qytetare
- Gjuhë Angleze
- Gjuhë Shqipe



