logo logo

 

Qëllimi i Programit

 

Qëllimi i programit të studimit është përgatitja e një gjenerate të re juristësh me një potencial të lartë e të aftë që t ‘ju përgjigjen nevojave të tregut të punes. Këta studente do të përgatiten duke u mbeshtetur mbi bazen e pervojes se shume universiteteve te njohura në Evropë. Hartimi i kurikulave bashkëkohore dhe sidomos krijimi i kushteve maksimale për realizimin teorik dhe praktik do të jetë objektivi kryesor i yni. Programi juridik ka për qëllim kryesor përgatitjen e specialistëve të larte në fushën e drejtësisë në kuadrin e zbatimit të shtetit juridik dhe të drejtës ne Kosovë.

Programi i studimeve juridike pranë Kolegjit Universitar Victory është më i veçanti në rajonin tonë, pasi që jo vetëm objekti i tij është i vendosur në pozitën më të përshtatshme në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, (Lagjja Pejton), por edhe për shkak të mënyrës së qasjes së ofruar nga ky Kolegj Universitar me qëllim të edukimit akademik profesional në një nivel të lartë shkencor dhe arsimor.

Prandaj, Kolegji Universitar Victory për arritjen e objektivave në këtë fushë të studimeve juridike, së pari ka siguruar kushtet më moderne të studimeve universitare, siç janë: sallat e bollshme komode për ligjërata me projektorë, bibliotekat, laboratorët, librat komplet falas, e po ashtu e ka të angazhuar edhe stafin akademik më të përgatitur në fushat juridike përkatëse, të cilët japin një garanci për rezultate pozitive.

Programin Juridik pranë Kolegjit Universitar Victory e bënë edhe më të veçantë fakti, që studentet dhe studentët gjatë fazës së studimeve juridike do të zhvillojnë aktivitete praktike nga fushëveprimtaria profesionale e Juristit. Këto aftësi profesionale ata do të kenë rastin të i përfitojnë falë bashkëpunimit reciprok në mes të këtij programi me Institucionet më relevante brenda dhe jashtë shtetit të Kosovës.

Veçantia tjetër e këtij programi të studimeve në fushat juridike është që studentet dhe studentët do të kenë garantuar sigurimin shëndetësor gjatë tërë fazës së studimeve në këtë Kolegj. Prandaj, programi juridik pranë këtij Kolegji i mban dyert e hapura për ata kandidatë dhe nuk është shumë i vështirë për ata të cilët posedojnë një kujtesë të mirë, një këmbëngulje të të menduarit logjik dhe ata të cilët duan të sigurojnë një drejtshkrim të mirë.

Programi i studimeve mundëson që kandidatët të fitojnë dituri të thelluara teorike dhe shkathtësi të duhura praktike nga të gjitha fushat themelore juridike, siç janë:

  • Fusha e së drejtës kushtetuese.
  • Fusha e së drejtës civile.
  • Fusha e së drejtës penale.
  • Fusha e së drejtës ndërkombëtare, dhe
  • Fusha e gjyqësisë së brendshme dhe ndërkombëtare.

Përfitimi i diturive juridike bazë, teorike dhe praktike, padyshim siguron që kandidatët të aftësohen që, me rastin e punësimit, me sukses të realizojnë në praktikë të gjitha detyrat konkrete nga fusha konkrete juridike që këtyre u besohen.

Resurse për studentë

icon icon icon

 

icon

Orari i Ligjeratave

Orari i provimeve Afati i Shkurtit 2012


Ekonomi Biznesi

Politikë Ndër. Diplomaci

Juridik

 

Orari i ligjëratave

Programi Ekonomi Biznesi

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

 

Programi Pol. Ndër. Diplo.

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

 

Programi Juridik

Semestri IV

Kalendari Akademik

Shkarko Kalendarin

icon

Rrjeti Social

icon icon icon

Hapsirë Reklamuese