logo logo

 

Metodat e Studimit

 

Metodat e mësimdhënies

Stafi mësimor i Kolegjit Universitar “Victory”, praktikon një numër metodash mësimore. Në përputhje me sigurimin e cilësisë dhe me zgjerimin e praktikave, çdo metodë është projektuar për të siguruar që studenti të ketë dobi maksimale nga ligjëratat dhe nga seminaret, dhe të përdorë kohën e pavarur për studim, që ajo do të jetë në favor të plotë të studentit. Në program inkurajohet mësimdhënia interaktive dhe puna grupore. Kolegji Universitar “Victory” ka fituar një traditë, sepse programet e tij janë punuar nga specialistë të fushave përkatëse. Mësimi mbahet në gjuhën shqipe. Për profesorët e jashtëm sigurohet përkthimi simuluan, me teknologji bashkëkohore.

Studimet e rregullta

Student i rregullt është studenti që është regjistruar i rregullt për të ndjekur programet e studimeve në Kolegjin Universitar “Victory”. Standardi “student i rregullt” nënkupton periudhën që është në përputhje me kohëzgjatjen e studimeve të përcaktuar në bazë të kurrikulit. Të drejtat dhe detyrat e studentëve të rregullt janë të bazuara në rregulloret dhe në aktet e tjera nënligjore të Kolegjit Universitar “Victory”. Studenti i rregullt është i obliguar të vijojë me rregull ligjëratat që organizohen në formë të ligjëratave të vazhdueshme, për çdo ditë.

Studimet me korrespondencë

Student me korrespondencë është studenti që është regjistruar për të ndjekur me korrespondencë programet e studimeve në Kolegjin Universitar “Victory”. Të drejtat dhe detyrat e studentëve me korrespodencë janë të bazuara në rregulloret dhe në aktet e tjera nënligjore të Kolegjit Universitar “Victory”. Studenti me korrespodencë është i obliguar të vijojë ligjëratat ashtu si janë paraparë me Statut, dhe kjo nënkupton faktin se studenti me korrespondencë duhet të jetë pjesërisht i pranishëm në mbarëvajtjen e procesit të rregullt mësimor.

Studimet në distancë

Kolegji Universitar “Victory” është i vetmi kolegj në rajon që ofron studime në distancë. “Studimet në distancë” është një fushë e arsimit që fokusohet në metodat e mësimdhënies dhe të teknologjisë për studentët që nuk janë fizikisht të pranishëm në një mjedis arsimor, siç janë klasat, për shembull. Studenti pajiset me të gjitha ligjëratat e mbajtura në Kolegjin Universitar “Victory” nëpërmjet portalit elektronik të kolegjit.

Resurse për studentë

icon icon icon

 

icon

Publikime

Orari i provimeve Afati i Prillit 2012


Ekonomi Biznesi

Politikë Ndër. Diplomaci

Juridik

 

Orari i ligjëratave

Programi Ekonomi Biznesi

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

 

Programi Pol. Ndër. Diplo.

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

 

Programi Juridik

Semestri IV

Kalendari Akademik

Shkarko Kalendarin

icon

Rrjeti Social

icon icon icon

Hapsirë Reklamuese