logo logo

 

Qëllimi i programit


Programi i studimeve Ekonomi Biznesi – Tregtia e Jashtme, është program deficitar në fushën e tregut të dijes jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në rajon. Ky program specifikohet ne aspektin e Ekonomisë së Biznesit në relacion me tregtinë e zhvilluar ndërkombëtare dhe përputhet drejtpërdrejtë me nevojat e zhvillimit të ekonomisë globale.

Përzgjedhja e këtij programi për studime, u mundëson kandidatëve që të jenë konkurrentë në fushën e trendëve ekonomike globale. Specifikat e këtij programi janë; veçoritë studimore të cilat ofrohen për ti aftësuar kandidatët që ti tejkalojnë kufizimet e dijes mbi ekonomike zhvillimore dhe biznesin ne relacion të drejtpërdrejtë me tregtinë e jashtme biznesore.

Gjatë mbarëvajtjes së studimeve studenteve u mundësohet njohja e drejtpërdrejtë me prodhimet zinxhirore të cilat ndodhin brenda dhe jashtë vendit tonë. Studentët tanë, njëkohësisht aftësohen që të veprojnë në këto arterie të programit të Ekonomisë së Biznesit – Tregtisë së Jashtme;   Bazat e Ekonomisë I,  Kontabiliteti Financiarë,  Matematika Afariste,  Informatika Afariste,  Shkrimi i Biznesit I,  Gjuhë Angleze I,  Bazat e Ekonomisë I,  Menaxhimi i Kontabilitetit dhe Financave,  Bazat e Statistikës,  E Drejta Tregtare,  Gjuhë Angleze II,  Shkrimi Akademik I,  Vendimarrja Afariste,  Financat e Korporatave,  Bazat e Menaxhmentit, Bazat e Marketingut,  Shkrimi Akademik II,  Gjuhë Angleze III,  Psikologjia e Shitjes,  Teknikat e Afarizmit Bankar,  Teknikat e Afarizmit në Tregtinë e Brendshme,  Afarizmi Elektronik, Bazat dhe Teknikat e Sigurimeve,  Biznes Kalkulusi,  Komunikimet Afariste,  Burimet Njerëzore,  Menaxhimi me Rreziqe,  Udhëheqja e Kontabilitetit,  Bioteknologjia,  Politikat Ekonomike Globale.

Studentët e Kolegjit Universitar Victory përgatiten në kushte bashkëkohore dhe për të funksionuar në rrethana ndërkombëtare. Prandaj, studentët që kryejnë Programin e Studimeve të Ekonomisë së Biznesit – Tregtia e Jashtme dalin të përgatitur me nivel të lartë dhe të aftë për të punuar me standarde perëndimore në implementimin e politikave afariste në kuadër të institucioneve shtetërore, private dhe biznesore.

Programi i Ekonomisë së Biznesit – Tregtia e Jashtme ka bashkëpunim me Programin e studimeve të Universitetit “Libertas” të Zagrebit, Universitetit Publik të Zagrebit, Universitetit Publik të Lubjanës dhe sipas standardeve të universiteteve botërore.  Studimet në këtë program zhvillohen sipas sistemit të Kartës së Bolonjës.  Viti akademik ndahet në dy semestra.

Çdo semestër ka vlerën e 30 kredive.  Në fund të studimeve universitare duhet të arrihet vlera e së pakut 180 kredive, si kusht që të merret titulli i diplomës Bachelor i Ekonomisë së Biznesit – Tregtisë së Jashtme.

Resurse për studentë

icon icon icon

 

icon

Orari i Ligjeratave

Orari i provimeve Afati i Shkurtit 2012


Ekonomi Biznesi

Politikë Ndër. Diplomaci

Juridik

 

Orari i ligjëratave

Programi Ekonomi Biznesi

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

 

Programi Pol. Ndër. Diplo.

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

 

Programi Juridik

Semestri IV

Kalendari Akademik

Shkarko Kalendarin

icon

Rrjeti Social

icon icon icon

Hapsirë Reklamuese