logo logo

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Programit Juridik pranë Kolegjit Victory, si dhe Drejtorisë së Policisë Shkencore në Tiranë, studentët e këtij programi i bënë një vizitë pune disa ditore kësaj Drejtorie. Ata nga ekspertët e kësaj Drejtorie u trajnuan dhe u‘ aftësuan me njohuritë më të sofistikuara nga fusha e zbulimit dhe luftimit të krimit, si dhe kanë kryer orët praktike nga punët shkencore dhe profesionale të ekspertimeve kriminalistike nga këto fusha: mjekësi-ligjore, ADN, kriminaliteti kompjuterik, ekspertime daktiloskopike, ekspertime balistike, ekspertime tekniko-grafike të dokumentve të falsifikuara etj.

Pas një zhvillimi të suksesshëm disa ditor të këtij trajnimi nga këta ekspertë, studentët e programit Juridik u çertifikuan për njohuritë teorike, përgatitjen dhe shkathtesite e fituara  profesionale nga orët praktike.

Për përkushtimin që dëshmuan ekspertët e DPSH-së për aftësimin praktik të studentëve nga këto fusha shkencore profesionale, atyre kordinatori i Programit Juridik, Mr.Sc. Islam Qerimi- kand. PhD, në emër të Senatit të Kolegjit Universitar u `a dorezoi një Mirënjohje për respektin dhe përkujdesjen ndaj studentëve të ketij Kolegji.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite profesionale të studentëve të Programit Juridik, pedagogu Qerimi së bashku me studentët u shpërndau ekspertëve të kësaj Drejtorie një mori librash shkencorë profesionalë, që janë të përkthyera nga vetë Kolegji Universitar VICTORY, në gjuhen shqipe nga autorët më të njohur evropianë dhe amerikanë.

Pas falenderimit reciprok në mes të pjesemarrësve të këtyre dy institucioneve, ata mbetën unik në qëndrimet e tyre, që kjo metodë e organizimit për aftesimin dhe thellimin e njohurive të studentëve nga keto fusha profesionale të behet traditë e përhershme e bashkëpunimit.

Resurse për studentë

icon icon icon

 

icon

Orari i Ligjeratave

Orari i provimeve Afati i Shkurtit 2012


Ekonomi Biznesi

Politikë Ndër. Diplomaci

Juridik

 

Orari i ligjëratave

Programi Ekonomi Biznesi

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

 

Programi Pol. Ndër. Diplo.

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

 

Programi Juridik

Semestri IV

Kalendari Akademik

Shkarko Kalendarin

icon

Rrjeti Social

icon icon icon

Hapsirë Reklamuese