logo logo

Kolegji VICTORY me programin Mësimor-Shkencor për zgjerimin e njohurive të studentëve të tij është orientuar edhe për vizitë të shteteve si qendra të rëndësishme të kulturës dhe civilizimeve më rëndësi botërore. Italia dhe kryeqyteti i saj Roma ju krijo mundësi studentëve tonë të mësojnë për kulturën, civilizimin dhe monumentet historike. 

  

Qëllimi i kësaj vizite ishte:

Njohjen e qytetit të Romës nga koha e vjetër e deri në kohën bashkëkohore si:

  • Arkitekturën;
  • Skulpturën ,
  • Artet Pamore-Piktura,
  • Rrugët, sheshet,
  • Kishat, manastiret dhe ndërtesat e Papatit dhe ndërtesave të tjera shtetërore, stadiumet sportive dhe të tjera,
  • Kulturën dhe objekte të kulturës,
  • Veshjet kombëtare italiane, por edhe ato në trendë të modës italiane.

Me datë 12 Prill, në amfiteatrin e Kolegjit “VICTORY”, para studentëve, akademikëve dhe mediave të vendit, mbajti një ligjëratë, ambasadori Italian në Kosovë, Ekselenca e Tij, Micheal L. Giffoni.


Ligjërata u fokusua në politikat e BE drejt Ballkanit, e me një theks të posaçëm drejt Kosovës. Sipas tij, rrjedhat politike të regjionit të Ballkanit i përshkon një filozofi e përqendruar në tri çështje themelore:

  1. Mozaiku i politikës së përgjithshme të rajonit
  2. Aktivitetet e secilit shtetet veç e veç
  3. Brukseli dhe dinamika e ngjarjeve të cilat reflektohen atje.


Duke bërë një krahasim të gjendjes momentale me atë të para viteve 1999, ambasadori italian konfirmoi gjendjen më të favorshme tani, duke shtuar se zgjidhja e problemeve mes vendeve të Ballkani, është edhe parakushti i pozitës së ardhshme të shteteve të Ballkanit në BE.  

Nga ana tjetër, në presentimin e rastit që i bëri kësaj ligjërate, drejtori i Institutit për Hulumtime Shkencore “VICTORY”, Dr. Mustafa Bajrami elaboroi një histori marrëdhëniesh mes popullit shqiptar dhe atij italian. “Shqiptarët, historikisht krijuan historinë e Ballkanit së bashku me italianët. Kontaktet politike dhe strategjike mes këtyre dy popujve, datojnë që nga koha e Perandorisë Romake dhe Shtetit Ilir. Ato kaluan nëpër disa faza të zhvillimeve interesante historike. Edhe sot, Italia po luan një rol me rëndësi në procesin e demokratizimit dhe rindërtimit të Kosovës”, ishte konstatimi i Dr. Mustafa Bajramit.

Në fund, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij, ambasadorit italian iu dhurua një dekoratë nga Kolegji “VICTORY”.

Resurse për studentë

icon icon icon

 

icon

Orari i Ligjeratave

Orari i provimeve Afati i Shkurtit 2012


Ekonomi Biznesi

Politikë Ndër. Diplomaci

Juridik

 

Orari i ligjëratave

Programi Ekonomi Biznesi

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

 

Programi Pol. Ndër. Diplo.

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

 

Programi Juridik

Semestri IV

Kalendari Akademik

Shkarko Kalendarin

icon

Rrjeti Social

icon icon icon

Hapsirë Reklamuese