logo logo

Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku, mbajti një ligjëratë publike me studentët e Kolegjit VICTORY

Prishtinë, 16 maj 2012 – Me ftesë të Kolegjit Universitar VICTORY, Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku, mbajti një ligjëratë publike me studentët e Kolegjit VICTORY në Prishtinë. Temë e diskutimit ishte: “Kosova në Procesin e Integrimit Evropian” me theks të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. 

Gjatë prezantimit të biografisë së Ministres Citaku nga profesori Faton Bislimi, u paraqitën të arriturat kyce të Ministres Citaku në karrierën e saj politike që nga paslufta. Profesori Bislimi tha se kontributi politik dhe kombëtar i Ministres Citaku është për t’u vlerësuar dhe duhet të shërbejë si një shembull i mire që mund të ndjeket nga studentët e vecanerisht studentet e Kolegjit Victory. Përkushtimi i Ministres Citaku ndaj avancimit të politikave integruese të Kosovës karshi BE-së është vlerë që përforcon imazhin dhe performancen e përgjithëshme të institucioneve shtetërore të Kosovës.

Më pastaj, Ministrja Çitaku prezantoi të arriturat e Kosovës në procesin e integrimit Evropian, mobilizimin brenda institucional dhe propozimin për miratim të legjislacionit bazik për të mundësuar një zhvillim të hovshëm rreth përmbushjes së kritereve për të filluar me procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëdhënieve kontraktuale . Për më shumë, ajo përmendi fillimin e studimit të fizibilitetit për marrëveshjen e stabilizim asociimit si hapi i parë formal për Kosovën drejt integrimit Evropian.

Për ta elaboruar sa më mirë procesin teknik, ministrja Çitaku përmendi mekanizmat institucional dhe kontributin e tyre në këtë proces si dhe, veprimet aktuale që janë marrë për të përshpejtuar procesin. Ministrja Çitaku, po ashtu potencoi se: Procesi i integrimit evropian është një dinamikë e brendshme dhe e vështirë, sepse kërkon energji të jashtëzakonshme, që do të ndikoj në transformimin dhe zhvillimin e shtetit. Kjo nënkupton reforma gjithëpërfshirëse, që do të thotë se integrimi i Kosovës në BE do të ketë një rrugë të gjatë, por jo të pa pamundur.

Të pranishmit shfaqën interesim për zhvillimet rreth liberalizimit të vizave dhe pranimit të udhërrëfyesit, si dhe rreth procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kuadër, studentë të Kolegjit Victory i parashtruan një sër pyetjesh Ministres Citaku të cilat si rezultat prodhuan një diskutim substancial dhe informativ për të gjithë audiencen e pranishme në sallë.

Në fund, profesori Bislimi e përmbylli këtë takim duke i uruar Ministres Citaku shumë shpejtë të avancohet në një pozitë të re politike si Komisionere e Kosovës në BE atëherë kur Kosova të behët anëtare e plotë e BE-së.

Resurse për studentë

icon icon icon

 

icon

Publikime

Orari i provimeve Afati i Shkurtit 2013


Ekonomi Biznesi

Politikë Ndër. Diplomaci

 

Orari i ligjëratave

Programi Ekonomi Biznesi

Semestri I

Semestri III

Semestri V

 

Programi Pol. Ndër. Diplo.

Semestri I

Semestri III

Semestri V

Kalendari Akademik

Shkarko Kalendarin

icon

Rrjeti Social

icon icon icon

Hapsirë Reklamuese