logo logo

Të premten, me datë 04 nëntor 2011, në orën 17:00,

Në organizim të Kolegjit Universitar “Victory” në Prishtinë, këshilltarja në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Dr.Vasilka Sancin do të mbajë ligjëratën me temën "Përgjegjësia për të mbrojtur - në teori dhe praktikë”.

Znj.Vasilka Sancin, Doktor i Shkencave Juridike është Asistent Profesoreshë e të Drejtës Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Lubjanës në Slloveni, ku ajo ligjëron të Drejtën Ndërkombëtare Publike në nivelin universitar dhe atë pasuniversitar.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Dr.Sancin është e angazhuar në cilësinë e këshilltares profesionale për çështjet e së Drejtës Ndërkombëtare, me theks të veçantë është e angazhuar në kontestin slloveno-kroat kufitar, që do të paraqitet në arbitrazh.

Dr. Sancin është autore e artikujve të shumtë dhe librave në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare, duke përfshirë edhe tekstet e para në gjuhën sllovene, që për fokus kryesor kanë adresimin e përgjegjësisë për të mbrojtur.

Ligjërata e Dr.Vasilka Sancin në Kolegjin Universitar “Victory” është në vazhdën e përkushtimit të menaxhmentit të kolegjit për t’iu mundësuar studentëve dhe profesorëve, si dhe auditoriumit të gjërë për të parë nga afër përvojat profesionale të ekspertëve më eminentë euro-perëndimorë, në funksion të ngritjes së nivelit të dijes dhe të hulumtimit shkencor në Kosovë.

Resurse për studentë

icon icon icon

 

icon

Orari i Ligjeratave

Orari i provimeve Afati i Shkurtit 2012


Ekonomi Biznesi

Politikë Ndër. Diplomaci

Juridik

 

Orari i ligjëratave

Programi Ekonomi Biznesi

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

 

Programi Pol. Ndër. Diplo.

Semestri II

Semestri IV

Semestri VI

 

Programi Juridik

Semestri IV

Kalendari Akademik

Shkarko Kalendarin

icon

Rrjeti Social

icon icon icon

Hapsirë Reklamuese