Lajme
- Përfunduan aktivitetet sportive në Kolegjin Victory
- Java e Aktiviteteve Sportive në Kolegjin Victory
- Vizitë një javore në Stamboll të Turqis
- Në organizim të Kolegjit Universitar Victory, Dr.Vasilka Sancin mban ligjeratën "Përgjegjësia për të mbrojtur - në teori dhe praktikë"
- A lecture by Prof.Ass.Dr. Vasilka Sancin
- Filloi i Vitit Akademik 2011/12
- Fillon regjistrimi i studentëve të rinj për vitin akademik 2011-2012
- Kolegji Universitar Victory në qendër të Prishtinës
- U Mbajt Finala e Turneut Tradicional KUPA VICTORY
- Biblioteka e re në Kolegji Universitar Victory
- Prej datës 15.04.2011 deri me 20. 04. 2011. Studentët e Kolegjit VICTORY realizuan vizitën në Romë të Italisë
- Bashkëpunoni, bisedoni, por më e rëndësishmja është të veproni ashtu siç është më së miri për Kosovën
- Studentët e Programit Juridik u Çertifikuan nga Drejtorina e Policisë Shkencore në Tiranë
- më shumë
Kolegji Universitar Victory në qendër të Prishtinës
Lagjja Pejton në Prishtinë është lokacion i ri i Kolegjit Universitar Victory. Afër ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, Qeverisë dhe Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.


Që ligjërimi dhe ushtrimet e studentëve tanë të janë profesional dhe në hap me kohën, Kolegji Universitar Victory ka investuar që klasët dhe amfiteatri të janë të pajisura me qasje në internet, projektor dhe kompjuter. Kjo e lehtëson punën studimore për profesorët dhe studentët tanë.

Ndërtesa e Kolegjit Universitar Victory, përveç se gjendet në qendër të qytetit të Prishtinës, është edhe e modernizuar dhe me kushte optimale për studim.

Pasurimi i bibliotekës dhe i programit të studimeve, si dhe rritja e mundësive për mësim të studentëve, ka bërë që pjesëmarrja e gjerë e studentëve në aktivitete të ndryshme të maksimalizohet. Kjo, natyrisht, nënkupton që studentët, në nivele të ndryshme, paraqesin njohuritë dhe aftësitë e tyre dhe kjo na shtyn të përmirësojmë mjedisin për arritjet e tyre akademike, duke krijuar një atmosferë të favorshme për të hulumtuar dhe për të arritur nivel edhe më të madh intelektual.
Orari i punës i bibliotekës së Kolegjit Universitar “Victory” është 09:00-24:00.



