Lajme
- Kolegji VICTORY shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2012/2013
- U mbajt ceremonia e Diplomimit të 230 studentëve të Kolegjit Victory
- Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku, mbajti një ligjëratë publike me studentët e Kolegjit VICTORY
- Flamuri amerikan përmbi Capitoll Hill valoi për Kolegjin Victory
- Studentët nga Kolegji Victory vizitojnë institucionet në SHBA
- Departamenti i Aktiviteteve Studentore do ta realizojë udhëtim për në New York City, Washington DC.
- Kryetari i Gjykates Kushtetuese të Republikes së Sllovenise Prof.dr.Ernest Petric e vizitoj sot Kolegjin Victory.
- Përfunduan aktivitetet sportive në Kolegjin VICTORY
- Java e Aktiviteteve Sportive në Kolegjin Victory
- Vizitë një javore në Stamboll të Turqis
- Në organizim të Kolegjit Universitar Victory, Dr.Vasilka Sancin mban ligjeratën "Përgjegjësia për të mbrojtur - në teori dhe praktikë"
- A lecture by Prof.Ass.Dr. Vasilka Sancin
- Filloi Vitit Akademik 2011/12
- Vizitë Profesionale e Studentëve të Programit Juridik në Kuvendin e Republikes së Kosovës
- U promovua libri "Medline Ollbrajt Misionarja e Kosovës" nga autorja Fatbaradha Lauka
- Mehmet Prishtina Mbrojti me Sukses Temën e Magjistraturës me Titull "PROTOKOLLI - FUQIA E BUTË E SHTETIT"
- U mbajt Finala e Turneut Tradicional KUPA VICTORY
- Prezentohet sontazhi me titull: "Perspektiva e rinisë kosovare"
- Finalja e turnirit tradicional KUPA VICTORY
- Vizitë Profesionale në Gjykaten Kushtetuese të Kosovës
- më shumë

Të premten, me datë 04 nëntor 2011, në orën 17:00,
Në organizim të Kolegjit Universitar “Victory” në Prishtinë, këshilltarja në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Dr.Vasilka Sancin do të mbajë ligjëratën me temën "Përgjegjësia për të mbrojtur - në teori dhe praktikë”.
Znj.Vasilka Sancin, Doktor i Shkencave Juridike është Asistent Profesoreshë e të Drejtës Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Lubjanës në Slloveni, ku ajo ligjëron të Drejtën Ndërkombëtare Publike në nivelin universitar dhe atë pasuniversitar.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Dr.Sancin është e angazhuar në cilësinë e këshilltares profesionale për çështjet e së Drejtës Ndërkombëtare, me theks të veçantë është e angazhuar në kontestin slloveno-kroat kufitar, që do të paraqitet në arbitrazh.
Dr. Sancin është autore e artikujve të shumtë dhe librave në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare, duke përfshirë edhe tekstet e para në gjuhën sllovene, që për fokus kryesor kanë adresimin e përgjegjësisë për të mbrojtur.
Ligjërata e Dr.Vasilka Sancin në Kolegjin Universitar “Victory” është në vazhdën e përkushtimit të menaxhmentit të kolegjit për t’iu mundësuar studentëve dhe profesorëve, si dhe auditoriumit të gjërë për të parë nga afër përvojat profesionale të ekspertëve më eminentë euro-perëndimorë, në funksion të ngritjes së nivelit të dijes dhe të hulumtimit shkencor në Kosovë.



