-
Biblioteka

Pasurimi i bibliotekës dhe programit të studimeve si dhe rritja e mundësive për mësim të studentëve ka bërë që pjesëmarrja e gjerë e studentëve në aktivitete të ndryshme të maksimizohet dhe kjo natyrisht nënkupton që studentët paraqesin në nivele të ndryshme njohuritë dhe aftësitë e tyre dhe kjo na shtyen për të përmirësuar mjedisin për arritjet e tyre akademike, duke krijuar një atmosferë të favorshme për të hulumtuar dhe për të arrite nivel edhe më të madh intelektual. orari i punës së Bibliotekës së Kolegjit Universitar Victory është nga ora 09:00-24:00.
-
AFARIZMI TREGTAR
Afarizmi tregtar ka rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqërorë. Tendencat e specializimit të tregtisë dhe llojllojshmërisë së konsumit kanë sjellë deri te zhvillimi i mëtutjeshëm në funksionin e tregtisë në krijimin e asortimentit të furnizimit nga prodhues të specializuar. Në afarizmin tregtarë janë të rëndësishme pikënisjet: ekonomia, organizimi, menaxhmenti dhe marketingu i ndërmarrjes tregtare. “Afarizmi Tregtar” përmban: tregtinë, funksionet tregtare, institucionet tregtare. Kujdes i posaçëm i kushtohet zhvillimit të konceptit të menaxhmentit të proceseve dhe të përpunimit të proceseve afariste tipike në afarizmin tregtar (të ashtuquajturave proceset e mallit): furnizimit, deponimit dhe manipulimit me mall, si dhe shitjes.
-
LOGJISTIKA
Logjistika afariste trajton: Konceptet e menaxhimit të furnizimit, menaxhimin e blerjes dhe furnizimit, procedurat e afarizmit tregtar, menaxhimin dhe organizimin e logjistikës integrale, kualitetin e shërbimeve për blerësin, logjistikën e shërbimeve, transportin në tregun vendor, menaxhimin e transportit, menaxhimin e rezervave, konceptet e shitjes, prodhimtarinë e përsëritshme, repartet e përpunimeve individuale, planifikimin e kërkesave për materiale, planifikimin e potencialeve prodhuese, planifikim e nevojave të distribuimit, menaxhimin e depos, afarizmin material dhe paketimin, logjistikën e kthimit, mbështetjen informatike, kontabiliste dhe strategjike të logjistikës integrale, logjistikën globale integrale etj.
-
PLANIFIKIMI OPERATIV
”Planifikimi Operativ” shtjellon zhvillimin e menaxhmentit dhe kontrollingut si përcaktorë të planifikimit. Njëkohësisht përfshinë: nocionin, sistemin, funksionin, kuptimin dhe qëllimet e planifikimit. Po ashtu, llojet e planeve, objektet, parimet, proceset dhe përgatitjen e planifikimit. Zbërthen, planifikimin e operimit, të marketingut, të prodhimit, të furnizimit, të punëtorëve, harmonizimin e proceseve të planifikimit, instrumentet e koordinimit, integrimit, planifikimin operativ në organizimin e ndërmarrjes, subjektet dhe organizimin e planifikimit si dhe problemet e planifikimit në praktikë. “Planifikimi Operativ” shpjegon mjedisin relativisht statik, mjedisin e kufizuar dinamik dhe mjedisin ekstremist dinamik etj.
-
NJOHJA E MALLIT NË TREGTI
“Njohja e Mallit në Tregti” i destinohet aftësimit profesional të ekonomistëve, për tregti me llojet më të ndryshme të mallit në tregtinë e brendshme dhe të jashtme. Shpjegon burimin e mallit, mënyrën e prodhimit, karakteristikat e mallit, llojin, kualitetin, procedurat për testimin e falsifikimeve të mallit, ambalazhimin, paketimin, transportin, ruajtjen, deponimin dhe manipulimin me mall. Trajton specifikimet e njohjes së mallit (nocionet e së mirës, prodhimit dhe mallit), identifikimin dhe klasifikimin e prodhimeve, tarifat doganore me rregulla të përgjithshme për implementimin e sistemit të harmonizuar, normëzimin e mallit, definimin e kualitetit dhe vlerësimin dhe manipulimin me mallra të rrezikshme dhe të prishshme lehtë gjatë deponimit dhe transportit.
-
BAZAT E SIGURIMIT
“Bazat e Sigurimit” pasqyron parimet dhe praktikat e sigurimit. Përmban: Nocionin e sigurimit dhe karakteristikat e tij, riskun në sigurim, definicionet e nocioneve themelore në sigurim, aspektet ekonomike të sigurimit, organizimin e sigurimit në Republikën e Kroacisë, format e organizimit të sigurimit sipas ligjit mbi sigurimet, korniza juridike të sigurimeve të afarizmit, llojet e sigurimit, ndarjen e sigurimeve, teknikat e punimit dhe përpunimit të policave të sigurimit, vlerësimin e rrezikut dhe llogaritjen e lartësisë së premisë, lidhjen e kontratave të sigurimeve, procedurat e përpunimit të policës në shoqërinë e sigurimit, teknikat e likuidimit të dëmit në sigurim, zgjidhjet dhe pagesat për shpërblimin e dëmeve, nocionet e ri-sigurimeve etj.
-
TREGTIA NË BURSË
“Tregtia në Bursë” i dedikohet investitorëve dhe analitikëve. Trajton ngjarjet dhe lëvizjet e bursës në tregti. Ku paraqet: kuptimin e bursës, bursat si institucion, tregjet revizore, aksionet, obligacionet, fondet investuese, derivatet dhe inovacionet financiare, menaxhimin e portofoliove, strategjinë tregtare dhe raportet mbi portofolit dhe strategjitë. Për formësimin dhe vlerësimin e bursës duhet të dihen tre parametrat kryesorë: çmimi i letrave me vlerë dhe të gjitha instrumenteve tjera financiare, gjendja e tregjeve financiare, mendimet dhe paragjykimet e investitorëve. “Tregtia në Bursë” shpjegon, ndikimin e bazave ekonomike në lëvizje të bursës.
-
MENAXHMENTI DHE AFARIZMI ELEKTORNIK
“Menaxhmenti dhe Afarizmi Elektronik” zbërthen: shkaqet e krijimit dhe karakteristikat më të rëndësishme të konceptit të ekonomisë së re, ofron pasqyrë të metodave dhe teknikave të përshtatjes së afarizmit në kushtet e ekonomisë së re. Përshkruan dilemat organizative, strategjike dhe menaxheriale, të cilat mund të paraqiten në këtë proces dhe jep zgjidhje të problemeve që paraqiten më së shpeshti, jep pasqyrë më të gjerë të konceptit të afarizmit elektronik, të fazave të tij zhvillimore, të strategjive, dobive dhe mangësive. Përshkruan në detaje lloje të ndryshme të modeleve afariste të afarizmit elektronik, pjesët kryesore të tyre dhe faktorët më të rëndësishëm të suksesit. Trjaton temën e strategjive gjenerike të realizimit të përparësive konkurruese të modeleve afariste të afarizmit elektronik. Pasqyron, afarizmin elektronik dhe krijimin e vlerës së re, jep një vështrim në zhvillimin e konceptit të afarizmit elektronik në kompanitë më të mira kroate.
-
EKONOMIA NDËRKOMBËTARE 1
“Ekonomia Ndërkombëtare”-Teoria dhe Politika Ekonomike, përmban dhe zbërthen: se me çka merret ekonomia dhe teoria e tregtisë ndërkombëtare, produktivitetin e punës dhe përparësitë krahasuese: modeli Rikardian. Ekonominë njëfaktoriale dhe dyfaktoriale, humbjet për shkak të mosekzistimit të tregtisë, kyçjen e shpenzimeve të transportit. Efektet e tregtisë ndërkombëtare të ekonomive dyfaktoriale, ekonominë politike të tregtisë, provat empirike të modelit të Heckscher-Ohlinit, shpërndarjen e të ardhurave dhe fillet e teorisë tregtare. Modelin standard të ekonomisë tregtare, shtyrjen e lakores RD, doganat dhe mbështetjet eksportuese. Prezantimin e baraspeshës ndërkombëtare me lakoret e ofertës. Ekonominë e vëllimit, konkurrencën jolojale, konkurrencën monopolistike, tregtinë brend-industriale, masat kundër rrëzimit të çmimeve si proteksionizëm. Ekonominë eksterne, lëvizjen ndërkombëtare të faktorëve të prodhimit, borxhet dhe huatë ndërkombëtare, investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe firmat multinacionale, po ashtu tregtinë e ndërmjetkohshme. Politikat e tregtisë së jashtme, veglat e politikës së tregtisë, doganat dhe kuotat e importit në prezencë të monopolit. Ekonominë politike e politikës tregtare, argumentet për tregtinë e lirë, shpërndarjen e të ardhurave dhe politikën tregtare. Negociatat ndërkombëtare dhe politikën tregtare, politikën tregtare të shteteve në zhvillim, liberalizimin tregtar, globalizimin dhe punën e paguar dobët etj.
-
EKONOMIA NDËRKOMBËTARE 2
“Ekonomia Ndërkombëtare”-Teoria dhe Politika Ekonomike, përmban dhe zbërthen: makroekonominë e ekonomisë së hapur, kontabilitetin e të ardhurave nacionale dhe bilancin pagesor, zvogëlimin e deficit shtetërorë. Pasurinë dhe obligimet e borxhliut më të madh botëror, kurset dhe tregun revizor - qasjen pronësore, kërkesën për pasurinë në valutën e huaj. Shkallën e kamatës, pritjet dhe baraspeshën, definicionin e parasë, kërkesa agregate për para. Paratë, nivelin i çmimeve dhe kursin. Inflacionin dhe dinamikat e kurseve. Çmimet jofleksibile dhe ligjin e një çmimi, dallimet ndërkombëtare në shkallët e kamatave dhe kursin real, sasinë e prodhimit dhe kursin në afat të shkurtër. Ndryshimet e përkohshme të politikës monetare dhe fiskale, politikat makroekonomike dhe llogaritë rrjedhëse, tregtinë ndërkombëtare dhe kërkesat personale. Kushtin Marshall – Lermerit dhe vlerësimin empirik të tregtisë elastike, fluktuimin e menaxhuar dhe intervenimin e sterilizuar. Krizën e bilancit pagesor dhe ikjen e kapitalit. Politikën makroekonomike ndërkombëtare, politikën makroekonomike dhe akordimin në kushtet e kurseve fluktuese. Hapësirat optimale valutore dhe përvoja evropiane, tregun global të kapitalit: rezultatet dhe problemet e politikës ekonomike, rritja, krizën dhe reformat ekonomike.
-
TEKNOLOGJIJA E INFORMACIONIT NË AFARIZEM
Teknologjia moderne e informacionit mbështetet shfrytëzimin e kompjuterëve dhe rrjeteve të kompjuterëve ,si dhe të metodave të teknikave bashkëkohore të informacionit. Ajo po përjeton një zhvillim të hovshëm dhe ka ndikim të madhe në të gjitha fushat e punës dhe të jetës së shoqërive të zhvilluara. Aplikimi i saj ka një rëndësi jetësore për ekzistencën e ndërmarrjeve në kushte të konkurrencës gjithë një më të madhe të tregut...
-
TREGJET DHE INSTITUCIONET FINACIARE
Sigurisht keni dëgjuar se tregu i obligacioneve po shënon ngritje të shpejta. A do të thotë kjo se kanë për të rënë normat e kamatës, prandaj ndërmarrja juaj e vogël mund ta blejë më lehtë se përpara sistemin e ri kompjuterik? A do të mëkëmbët ekonomia në të ardhmen, a ka ardhur koha e duhur për të ndërtuar një godinë të re ose për të zgjeruar ndërtesën që ekziston?...
-
VENDIMMARRJA AFARISTE
Marrja e vendimeve, gjegjësisht vendimmarrja është e vjetër sa edhe shoqëria njerëzore, përkatësisht njeriu. Çdo aktivitet njerëzor është pasojë e ndonjë procesi të mëhershëm të vendimmarrjes, ose është ai vetë vendimmarrje. Pra gjithçka që bëjmë sot, në një qastë të caktuar, gjegjësisht tani ose është vendimmarrje ose realizim implementimi i procesit të mëparshëm të vendimmarrjes...
-
MENAXHMENTI STRATEGJIK
Menaxhmenti strategjik është nocion kompleks që ka të bëjë me (1) grup njerëzish në ndërmarrje . (2) Proces menaxhues dhe (3) disiplinë shkencore. Menaxhmenti strategjik si grup njerëzish në ndërmarrje nënkupton ata menaxherë të cilët në ndërmarrje janë përgjegjës për zgjedhjen, definimin, implementimin dhe kontrollin e vendimeve strategjike (menaxherët strategjikë)...
-
MENAXHMENTI NË EKONOMINË E VOGËL
Suksesi dhe ekzistenca e ndërmarrjeve të vogla në një mjedis turbulent lidhen me menaxhmentin që përpiqet t’i realizojë me sukses qëllimet e biznesit. Shfrytëzimi i shkencës dhe aventurave të saj është një proces imperativ për një efektivitet të menaxhmentit. Ndërsa bartësi i dijes së menaxhmentit të subjekteve të vogla ekonomike është një faktor nxitës që siguron ekzistencën dhe zhvillimin...
-
NDËRMARRËSIA
Ndërmarrësia është e vjetër aq sa edhe shoqëria njerëzore. Kurse nocionet ndërmarrëse dhe ndërmarrësia sot shfrytëzohet për çdo ditë në teori dhe praktikë si sinonime të zhvillimit të gjithëmbarshëm e posaçërisht të zhvillimit ekonomik. Ndërmarrësia është proces krijues i ndryshimeve të pandërprera, i përpjekjeve që çdo gjë të bëhet në mënyrë tjetër, më mirë dhe më e efektshme. Kurse ndërmarrësit janë individë të gatshëm që me rrezikun e vet...
-
STATISTIKA E APLIKUAR NE MS EXCEL
Statistika është disiplinë shkencore që i qaset në mënyrë të organizuar grumbullimit, seleksionimeve, grupimeve, prezantimeve dhe analizës se informatave dhe të dhënave, si dhe interpretimit të rezultateve të analizës së zbatuar, me qëllim të realizimit të qëllimet e cekura më parë. Statistika kërkon instrumentet e veta. Metodat dhe teknikat statistikore...
-
KONTROLLINGU
Gjatë njëzet viteve të fundit kontrollingu është një prej temave më së shpeshti të trajtuar në kuadër të ekonomisë afariste. Zanfilla dhe zhvillimi i vet kontrollingut i referohet qeverisjes afariste: sot ai paraqet një prej funksioneve më të rëndësishme në zgjedhjen e problemeve konkrete të përshtatjes së brendshme dhe të jashtme të ndërmarrjeve ndaj ndryshimeve të ardhshme. Ndryshimi global i raporteve ndërmjet ofertës dhe kërkesës ka shkaktuar probleme të reja për menaxhmentin...
-
AFARIZMI NË TREGTINË E JASHTME
Organizimi racional dhe bashkëkohor i veprimtarisë së tregtisë së jashtme në shtet dhe jashtë shtetit është parakusht i rëndësishëm për paraqitjen e suksesshme dhe për afarizmin në tregun botëror. Mirëpo, faktori më i rëndësishëm i krijimit dhe realizimit të suksesshëm dhe kualitativ të punëve në tregtinë e jashtme dhe aftësimin profesional i personelit për punë në qarkullimin e jashtëm, ngase nga kualiteti i tyre profesional dhe moral dhe i punës drejtpërdrejt varen, efektet e përgjithshme të shkëmbimit të mallit më botën e jashtme dhe këndvështrimin e ndërmarrjes, edhe i zhvillimit ekonomik kroat në përgjithësi…
-
BAZAT E EKONOMISË
Ndonëse edhe Aristoteli kishte bërë fjalë për tregtinë, ekonomia si disiplinë shkencore paraqitet kah mesi i shekullit të 18-të dhe është e vjetër mbi dy shekuj. Si shkathtësi praktike ekonomia paraqitet që në fillim të zhvillimit të bashkësisë njerëzore, ndërkaq një zhvillim më të hovshëm e shënoi në kohën kur njerëzit filluan të prodhojnë sasitë e para të produkteve përtej nevojave të tyre të domosdoshme. Edhe pse sot jetojmë në shtete të organizuara në mënyrë bashkëkohore, deri në ditën e sotme janë bërë fare pak ndryshime në esencën e marrëdhënieve Ekonomike…
-
BAZAT E MARKETINGUT
Koncepcioni tradicional i marketingut ka bëjë me ndryshime që të shiten shumë prodhime, në mënyrë që të mbulohen një numër sa më i madh i konsumatorëve. Koncepti i ri i marketingut bazohet në përparimin e pandërprerë të njohurive të konsumatorëve në raport me rregullën “vlera për para”për prodhimet e subjektit ekonomik, në mënyrë që subjekti ekonomik fokusohet në maksimalizimin e vlerave të tij…
-
BAZAT E SË DREJTËS TREGTARE STATUSORE DHE KONTRAKTUSE
Në të drejtën tregtare, në kuptimin e gjerë, i kemi përfshirë edhe institutet siç janë: kambiali, çeku dhe letra me vlerë, përgjithësisht dispozitat materiale – juridike mbi falimentimin ose likuidimin, problemet materiale –juridike të arbitrazhit etj. Veçmas ne situatat e mungesës së të drejtës ekonomike dhe dispozitave për mbrojtjen pronësisë industriale, garës jo lojale legjislacionet antitrust etj. Pa to e drejta Tregtare nuk do te kishte ambientimin e vet të veprimit.
-
DORACAK MATEMATIKO-STATISTIKOR PËR SIPËRMARRËS
Praktika dëshmon se metodat matematikore dhe statistikore janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zgjedhjen e problemeve afariste të ndërmarrjeve, të cilat për çdo ditë hasin numra dhe raporte midis tyre. Të gjitha blerjet dhe shitjet, pagesat dhe inkasimet, prodhimet dhe lënda e parë stoqet, të ardhurat, shpenzimet, fitimet dhe pagat etj. Të gjitha shprehen përmes numrave me sasinë ose kuantitetin e emërtimit. Të gjithë ata numra janë shprehje e disa madhësive ekonomike e financiare dhe të disa raporteve reciproke…
-
FINANCAT E NDËRMARRJËS
Financat e ndërmarrjes janë disiplinë shkencore që studiojnë ligjshmëritë, rregullat dhe parimet e menaxhmentit të mjeteve monetare të ndërmarrjes. Me mjete monetare të ndërmarrjes kuptojmë paratë në formën e tyre origjinale, që janë depozituar në pasurinë e ndërmarrjes dhe në subjektet tjera ekonomike ose në institucionet financiare. Në kuptimin më të gjerë objekt i studimit të financave të ndërmarrjes janë llojet dhe vlerat e pasurisë, kapitalit dhe detyrimeve (borxheve) rreziku i investimeve dhe fitimi…
-
INFORMATIKA AFARISTE PËR EKONOMISTË
Në prezantimin e zanafillës së informatikës do të sqarohen rrethanat historike dhe tendencat zhvillimore brenda shkencës të cilat përfundimisht, sollën edhe deri te formësimi i tyre teorik si disiplina shkencore, si dhe të aftësimit praktik, të mjeteve dhe metodave të tyre. Në shqyrtimet e problematikës së sistemeve informatike, ashtu që më pastaj të përcaktohen dhe sqarohen komponentë veprues…
-
STRATEGJIJA DHE TAKTIKA E NEGOCIMIT
Qëllimi themelor i negocimit është qe pala tjetër negociuse të bindët se propozimet dhe qëndrimet tona janë te drejta dhe të arsyeshme dhe se pala tjetër duhet ti pranoj. Mirëpo “korrektësia” dhe “arsyushmeria” e propozimeve tona shpesh shpeshherë është relative, nga se pala tjetër për këtë nuk e ka domosdoshmërishtë të njëjtin mendim. Për këtë arsye shpeshherë kemi nevojë për një shkathtësi të veçantë që ta bindin palën tjetër për ti pranuar qëndrimet tona...
-
TEORITË E POLITIKËS SË JASHTME
Në kushtet bashkëkohore të zhvillimit të marrëdhënieve dinamike ndërkombëtare. Kur në bashkësinë ndërkombëtare ndodhin shumë shpejt ndryshime të ndryshme, politika e jashtme e shteteve ka vend të dalluar. Transformimet e thella qe i përjeton bota bashkëkohore,globalizmi,ndikimi i madhe revolucionit shkencor teknik me të gjitha pasojat që rrjedhin prej tij. Dhe përpjekjet për demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare...
-
PAS GLOBALIZIMIT
Jemi lodhur nga globalizmi. Fjala globalizëm e ka pushtuar gjuhën e shkencës dhe të politikës, në mënyrë sovrane dominon ne teoritë dhe në realitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare, është i pashmangshëm si në rrugë, ashtu edhe ne retorikën politike të burrështetasve dhe të politikanëve, aq shpesh përdoret sa që është bëre i tepërt, kështu qe na duket se për globalizmin dhe për ndikimin e tij në rendin botëror. Shtetin dhe individin dimë çdo gjë...
-
LEKSIKONI I UNIONIT EVROPIAN
Leksikoni i unionit evropian është i bazuar në shpjegimin alfabetik të terminologjisë. Shpjegimet, të bazuara në terminologjinë përkatëse,përfshijnë edhe aspekte semantike, edhe aspektet historike dhe ato politike. Është një leksikon që të bën të mundur të gjesh shpejt fjalët që kërkon, të kuptosh përmbajtjen e tyre dhe të njohësh kontekstin historik. Prandaj, Leksikoni i unionit Evropian është një leksikon që të bën më efikas, të kursen kohën dhe të ndihmon...
-
MARRËDHËNIET POLITIKE NDËRKOMBËTARE
Marrëdhëniet Ndërkombëtare,si disiplinë, e begatuan mjaftë...Krahas qasjes tradicionale ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare që lidhej në radhë të parë me shtjellimin dhe komentimin juridik të ngjarjeve të caktuara, pastaj me përshkrimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe me pasqyrimin e punës se institucioneve ndërkombëtare, një vëmendje gjithnjë me e madhe i kushtohet krijimit të termave teorike qe do të ndihmon ne shpjegimin dhe përshkrimin e zhvillimit të mëtejme të marrëdhënieve ndërkombëtare...
-
MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE NGA LUFTA E FOTFTË DERI TE RENDI I RI GLOBAL
Marrëdhëniet ndërkombëtare që nga lufta e ftoftë deri te Rendi i ri Botëror përbejnë pa dyshim njërën nga fazat me dinamike të zhvillimit të botës. Kjo fazë e gjatë e marrëdhënieve ndërkombëtare ka zanafillën e saj të karakteri, rrjedha dhe rezultatet e Luftës së dytë Botërore, që u be pikënisje e marrëdhënieve të reja ndërmjet shteteve dhe popujve...
-
BAZAT E DIPLOMACISË
Për diplomacinë mundë të shkruhet në shumë mënyra. Këtë e vërtetojnë libra dhe artikuj të shumtë, meqenë se vazhdimisht botohen të tillë. Duket se kriteri thelbësor i kësaj është kërkesa dhe dëshira e publikut të caktuar. Kur kemi të bëjmë me studentët e diplomacisë,ambicia e librit të tillë shumë shpejt bëhet e qartë ,të prezantohen nocionet themelore aktuale në mënyrë jo shumë të vështirë,por jo edhe aq të thjeshtësuar e njekosisht përzgjedhja e fushave të rrumbullakesohet ashtu, që në menyrë përmbajtjesore të plotësohen dhe të tregohet se çka ka mbetur jashtë…
-
BAZAT E SHKENCËS POLITIKE
Shkenca politike dallohet prej filozofisë politike në atë qe nga korniza e vet i largon gjykimet morale dhe se vëmendjen ia kushton mbledhjes dha analizës se fakteve empirike. Shkenca politike dallohet nga e drejta publike në atë qe hulumtimin e vet e përqendron para se gjithash procese reale dhe jo në ato formale dhe juridike.
Shkenca politike dallohet edhe prej historie me faktin se qëllimi i analizës se saj të fakteve empirike është para se gjithash përgjithësimi, e shume me pak njohuri të cilat do të kufizohen ne realitet i cili është specifik për hapësirë dhe kohë…
-
DIPLOMACIA
Diplomacia është, në thelb, një aktivitet politik dhe kompetent i rëndësishëm, i menduar mirë dhe stërholluar i fuqisë. Synimi kryesor i sajë është t’ua bëjë të mundshme shteteve t’i realizojnë qëllimet e veta të politikës së jashtme pa përdorimin e forcës propagandës ose ligjit. Pra diplomacia përbëhet nga komunikimi ndërmjet zyrtarëve, të cilët janë të ngarkuar te inkuadrojnë politiken e jashtme me atë të marrëveshjes formale ose ambientimin e heshtur…
-
EKONOMIA NDËRKOMBËTARE
Tregtia e jashtme, nga njëra anë, është faktor që mundëson dhe nxiton ndarjen ndërkombëtare të punës, kurse, nga ana tjetër zhvillimin e tregtisë së jashtme varet nga zhvillimi i ndarjes ndërkombëtare të punës, prandaj mundë të thuhet se në shoqërinë bashkëkohore,tregtia e jashtme ka rol të dyfishtë, njëherë ajo është rezultat i ndarjes ndërkombëtare të punës, kurse herën tjetër,faktor që e zhvillon ndarjen ndërkombëtare të punës…
-
EUROATLANTIZMI
Duke u mbështetur në lidhjet kulturore, ekonomike dhe religjioze,të cilat ishin bazë e veprimtarisë, amerikano-evropiane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës,në Evropë gjetën aleatë të fortë, por gjithashtu edhe treg të ri të rëndësishëm. Pas luftës së dytë Botërore në procesin e zgjerimit të madhe ekonomik të Amerikës, Evropa që nga plani Marshall e deri në ditët e sotme, u bë sferë e rëndësishme ekonomike dhe politike ku zhvillohen të gjitha strategjitë amerikane dhe në vazhdimësi analizohet vlera dhe rëndësia e euroatlantizmit si themel i marrëdhënieve ekonomike…
-
GLOBALIZMI
Ky libër është shkruar si ndihmesë e kuptimit të kohës në të cilën kemi përjetuar ndryshime shoqërore shumë të vrullshme, shqetësuese dhe kaotike. Gati gjysmë miliardi njerëz, prej fundit të viteve 80 deri ne fund të viteve 90 të shekullit XX kanë mbijetuar thyerjen e sistemit socialist në Evropë,në Azi e në Afrikë dhe kalimin në pasiguri. Përvojat personale të miliona njerëzve dhe perceptimet e tyre,plotësisht të ndryshme, nuk mjaftojnë të kuptohet çka ka ndodhur në të vërtetë dhe çka po ndodh edhe me tutje…
-
HYRJE NE INTEGRIMET EVROPIANE
Fjalën Evropa e kane fituar kombet e kontinentit tonë nga grekët e vjetër. Helenet ata e kanë marrë prej finiksave, popullit të marinarëve dhe tregtareve të famshëm nga bregdeti i Libanonit të sotëm. Ndërthurja dhe lidhshmëria ndërmjet shoqërive në kontinentin evropian zhvillohet gjatë shumë mileniumesh – shumë gjatë edhe me luftëra dhe me pushtime,me zhvendosje dhe me përzierje të popullsisë, më tregti me këmbim dhe bartjen e dijeve…
-
HYRJE NË METODAT HULUMTUSE
Studimi i metodave për hulumtime ne shkencat shoqërore, mundë të fillojë nga pikëpamja metodologjike dhe nga pikëpamja e objektit të hulumtimeve mbi shkencat shoqërore. Hulumtimet metodologjike studiojnë metodat, ndërsa hulumtimet metodike studiojnë realitetin objektiv. Në këtë libër janë përpunuar çështjet themelore, lidhur me realitetin shoqërorë dhe politikë. Orientimi është në aplikimin e metodave për hulumtime shkencore të destinuar për hulumtimin e realitetit objektiv…
-
HYRJE NË SHKRIMIN AKADEMIK
Në epokën e globalizmit, kur kërkohet një administratë efikase dhe të aftë për të komunikuar dhe për t’u shprehur në mënyrë adekuate ,është e nevojshme njohja e shkrimit akademik. Ky vëllim përmban elemente themelore të shkrimit akademik,sikurse është përpunimi i idesë,mbështetja teorike dhe burimet, si shkruhet dhe cilat janë tiparet e shkrimit akademik…
-
KOMUNIKIMET AFARISTE
Komunikimi është gjithçka, kjo deklaratë mund të duket si tepër kryeneçe,mirëpo filloni të mendoni lidhur me të,shumica e nevojave tona dhe vërtetë gjithçka që na bën të jemi njerëz e ka në rrënjën e vet komunikimin. Nevoja njerëzore për afërsi dhe dashuri paraqitet si rezultat i komunikimit,për shembull ndërmjet prindërve dhe fëmijës. Kujdesin e shprehin me fjalë dhe vepër. Jemi socializuar dhe edukuar nëpërmjet procesit të komunikimit…



