Arsyet për të studiuar në Kolegjin Victory
1. Drejtime të Studimeve Deficitare në Republikën e Kosovës.
Kolegji Victory ofron këto drejtime të studimeve në nivelin Bachelor dhe Master:Ekonomi Biznesi – Tregti e Jashtme ,Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Juridik – Marrëdhënie Ndërkombëtare; drejtime këto deficitare në tregun e Kosovës. Mungesa e kuadrove në fushat e tilla ngërthen realitetin socialo-ekonomik të implikuar në situatën e ngecjeve të zhvillimeve ekonomike e politike.
2. Mësimdhënës me renome botërore.
Mësimdhënsit në Kolegjin Victory përbehen nga diverzitet e kulturave botërore. Si nga kultura Amerikane, Europiane dhe Skandinave. Me këtë kuadër studentëve tanë u ipet mundësia për të mësuar nga më të mirët.
3. 3 mënyra të studimeve: Studime të rregullta, me korrespodencë dhe studime në distancë.
Studimet e rregullta organizohen në formë të ligjeratave kontinuele ditore me ç’rast studentët obligohen për mbarvajtjen e rregullt të ligjeratave ditore. Forma e dytë e studimeve është ajo me korrespodencë ku studenti obligohet pjesërisht të jetë prezent në mbarrvajtjen e procesit mësimor të rregullt. E treta dhe e vetmja në rajon, studime në distancë. Kjo formë e ligjerimit organizohet përmes sistemit tonë elektronik e-learning, ku studenti pajiset me të gjitha ligjeratat e mbajtura në Kolegj përmes portalit elektronik të cilin e posedon ky sistem.
4. E-University –Studime në mënyrë elektronike online; ligjërata online, literaturë online, paraqitje të provimeve online, rezultate të provimeve online.
5. 86% të studentëve tanë të diplomuar janë punësuar.
Arsyja e arritjes së kësaj shkalle konkuruese në tregun tonë nga studentët e diplomuar tek ne qëndron në kualitetin e lartë konkurent me institucione të dijes ndërkombëtare të cilin ky Kolegj e ofron për studentët e vet. Krahas këtij rezultati meritat gjithashtu i përkasin edhe departamentit tonë të punisimit. Departament ky, i cili përgatit studentët me përpilimin e CV-ve në mënyre profesionale, pëergjigjen e intervistave tek punëdhënsit potencial, dukjen e tyre profesionale në konkurim me kanditat të tjerë në tregun e punës.
6. Shkëmbim semestrash me studentë jashtë shtetit.
Ne posedojmë programe dhe franshiza me universitete të ndryshme botërore ku mundësojm studentëve tanë shkëmbimin e semestrave në ato univerzitete. Njëkohësisht u mundësojmë edhe studentëve ndërkombëtarë kryerjen e semestrave të tyre në Kolegjin tonë.
7. Literaturë bashkëkohore të studimeve FALAS.
Studenti ne Kolegjin Victory ka vetëm një obligim mësimin. Ne i ofrojmë studentit tonë literaturën e fundit të trendit global pa pagesë
8. Kushte të pagesës së studimeve në 12 këste mujore, me 0% interes.
Duke pasur parasysh kushtet e rënda të cilat mbizotërojnë në vendin tonë, Kolegji Victory u ka mundësuar të gjithë studentëve mënyren e pagesës më të volitshme në vend.
9. Transport FALAS.
Transporti i studentëve në Kolegjin Victory ofrohet gratis. Jo vetëm për relacionet Kolegj dhe anasjelltas por edhe për aktivitete të ndryshme studentore.
10. Paraqitje të provimeve FALAS.
Studenti në Kolegjin tonë nuk ka nevojë të preokupohet rreth pagesës së paraqitjes së provimeve pasi që ne ato shërbime i ofrojmë falas.
11. Klube me Aktivitete Studentore.
Në Kolegjin tonë egzistojnë klube të ndryshme studentore të cilat organizojnë aktivitete të natyrave dhe fushave të ndryshme si atyre profesionale poashtu edhe rekreative. Përveç argëtimit, përmes këtyre klubeve studentët mund të përfitojnë bursa.
12. Bursa
Në kolegjin Victory ne jemi të angazhuar për të ndihmuar studentët të cilët kanë performancë të shkëlqyeshme dhe tregojnë rezultate të jashtëzakonshme ( kanë mesataren mbi 9.5) këta student motivohen me mbështetje financiare.
Deri sot, Kolegji Victory ka financuar 70 studentë me bursa të plota.
13. Ambient me standarde botërore.
Ne posedojmë një ndërtesë e cila i plotëson të gjitha kushtet e parapara sipas Standardeve Evropiane për mësimdhënie, mësimënxënie dhe shërbime tjera të dijes.KV gjithashtu ka edhe bufenë moderne për studentë dhe stafin e vet, jo vetëm me shërbime të ushqimit dhe pijeve të kualitetit të lartë me çmime minimale por gjithashtu edhe informatorin – TV, për njoftime kontinuele të studentëve dhe internetin wireless.
14. Udhëtime brenda dhe jashtë vendit.
Studentët e Kolegjit kanë mundësi të udhëtojnë nëpër shtete të ndryshme rajonale dhe botërore. Victory organizon udhëtime me karakter profesional si dhe argëtues.
15. Diploma të cilat pranohen në të gjitha vendet e botës.
Akreditimi i programeve tona ka mundësuar njohjen e diplomave të Kolegjit Victory jo vetëm në kornizat rajonale por edhe botërore. Shumë studentë të cilët kanë përfunduar studimet bachelor në Kolegjin tonë janë duke vazhduar studimet e tyre master në vendet e ndryshme botërore si në Kanadë, Australi, Angli, Gjermani, Kroaci dhe Suedi.



